Çfarë duhet të bëj nëse dyshoj se fëmija im është abuzuar seksualisht

Nëse mendoni se fëmija juaj mund të jetë abuzuar seksualisht duhet të flisni me fëmijën për këtë.
Është e rëndësishme të ruani qetësinë kur flisni me fëmijën. Mund ta pyesni atë drejtpërdrejt, nëse dikush e ka prekur në një mënyrë që nuk i ka pëlqyer, apo e ka detyruar të bëjë gjëra që nuk ka dëshiruar të bëjë.

Konsultohuni me mjekun pediatër dhe një mjek psikolog, i cili ka njohuri dhe di të menaxhojë rastet e abuzimeve seksuale te fëmijët.
Reagimi juaj kur fëmija t’iu zbulojë abuzimin ka ndikim të rëndësishëm në psikologjinë dhe traumën seksuale të fëmijës.

1. Qëndroni të qetë. Duke dëgjuar se fëmija juaj mund të jetë dhunuar seksualisht mund t’iu vijnë emocione të forta, duke mos kontrolluar dot emocionet dhe ndjenjat. Kjo do të vështirësojë fëmijën të shprehte lirshëm te ju.

2. Tregojini besim fëmijës suaj dhe bëjani të qartë se nuk është faji i tij për çfarë ka ndodhur. Përgëzojeni fëmijën për guximin që pati për t’iu treguar për përdhunimin.

3. Mbrojeni fëmijën nga fjalët dhe opinionet e të tretëve.

4. Përveç denoncimit në polici, duhet që fëmija të ndiqet sistematikisht nga një ekspert për shëndetin mendor.

5. Bëjani të qartë fëmijës se asgjë nuk ka ndryshuar pas asaj që ka ndodhur dhe se ju e doni po njësoj. Mos bëni premtime që nuk mund t’i mbani, si për shembull që ju nuk do t’i tregoni askujt. Lëreni të kuptojë se gjithçka do shkojë mirë dhe se nuk do të jetë kurrë vetëm.

Share With:
Translate »
295 Views