Cilën ndarje e përjetoi më lehtë, të parën apo të dytën? Flet Blero

Këngëtari i njohur, Blero Muharrmi, nuk ka ngurruar që t’i përgjigjet pyetjes se “cilën ndarje e përjetoi më lehtë, të parën apo të dytën?”.

“Janë të ndryshme”, tha ai duke mos e zgjatur më tej gjatë një interviste për “Prive”.

Më pas artisti shtoi se tani është beqar dhe po shijon jetën. Blero u shpreh gjithashtu se është i hapur për mundësi të reja.

Ndërkohë kujtojmë se më herët, këngëtari bëri një reagim të gjatë në profilin e tij në “Instagram” ku konfirmoi ndarjen nga Afrona Dika.

Cilën ndarje e përjetoi më lehtë, të parën apo

Një pjesë nga postimi i gjatë i Blero Muharremit:

“Unë dhe Afrona i kemi dhënë fund martesës sonë 2-vjeçare në maj të këtij viti. Arsyet janë tërësisht personale dhe që na përkasin vetëm neve. Nuk ka pasur asnjë moment hapësirë për interpretim, keqinterpretim apo përdorim të imagjinatës. Pra, miq e dashamirës, lidhja jonë ka përfunduar, ndaj situata është e rënduar ashtu siç është, madje edhe pa e kthyer në pjesë të debatit publik. Unë po ju drejtohem me një kërkesë për herë të parë dhe të fundit, me shpresë që do të hasë në mirëkuptimin tuaj- ta lënë ashtu siç është këtë pjesë të jetës sime dhe të mos merremi më gjatë me të. Ky vendim i cili na përkiste vetëm mua dhe Afronës, ndaj dhe dëshiroj që ta mbajmë të tillë. Do ta vlerësoj shumë nëse do të më mirëkuptoni, meqenëse kjo vërtetë do të jetë hera e fundit kur unë do të ju adresohem për këtë çështje. Faleminderit nga zemra për kohë. I juaji, Blero”.

Gjithashtu kujtojmë se këngëtari i dashur për publikun ka qenë i martuar edhe me aktoren e njohur nga Kosova, Teuta Krasniqi. Ata bashkë kanë një vajzë, Tara Muharremi.

Cilën ndarje e përjetoi më lehtë, të parën apo

Cilën ndarje e përjetoi më lehtë, të parën apo

Cilën ndarje e përjetoi më lehtë, të parën apo

Cilën ndarje e përjetoi më lehtë, të parën apo

Share With:
Translate »
110 Views