Si mund t’i shëroni thithkat e plasaritura nga gjidhënia? Mos vuani, mësoni si ta ndihmoni veten

Thithat që plasariten dhe rrjedhin gjak gjatë ushqyerjes me gji: Si ta ndihmoni veten që plagët të shërohen shpejt

Plasaritjet dhe gjakrrjedhja në thithka janë shenjë se foshnja nuk e ka kapur mirë sisën dhe ja si mund t’i shëroni plagët dhe të kënaqeni me ushqyerjen me gji, transmeton Telegrafi.

Nëse ushqeni beben tuaj me gji

Nëse ushqeni beben tuaj me gji, por ato momente ju krijojnë situata të pakëndshme dhe keni vërejtur që thithat ju janë plasaritur dhe rrjedhin gjak, duhet të dini që kjo gjë nuk është normale. Kjo zakonisht do të thotë që fëmija nuk e ka kapur mirë thithën.

Ushqimi me gji nuk do të duhej të shkaktonte dhembje, edhe pse thithat tuaja mund të jenë delikate derisa të mësoheni me këtë gjë, por nuk ka nevojë të duroni dhembje të përhershme.

Ushqimi me gji është një mënyrë e mrekullueshme që të lidheni me beben tuaj, por edhe gjëja e fundit që dëshironi me siguri të vuani nga dhembja kurdo që dëshironi ta ushqeni.

Çfarë mund të bëj që t’i shëroj thithat e plasaritura?

Më mirë është që të kërkoni këshilla nga mjeku apo eksperti i ushqimit me gji. Përmirësoni mënyrën të cilën bebja juaj e mban sisën, sepse ajo është e vetmja mënyrë për të trajtuar shkakun kryesor.

Aplikoni disa pika qumështi nga gjiri në thitha, sepse qumështi përmban substanca të cilat ndihmojnë në shërimin dhe luftimin kundër infeksioneve.

Ju gjithashtu mund të aplikoni një shtresë të hollë pelte të bardhë parafine në thithka. Kjo mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjes dhe përshpejtimin e shërimit.

Disa nëna sugjerojnë lanolinën për të trajtuar thithkat e plasaritura, por përdorimi i saj nuk është vërtetuar se redukton dhimbjen apo përshpejton shërimin. Nëse jeni të prirura ndaj ekzemës, ekziston gjithashtu një shans që lanolina të irritojë lëkurën tuaj.

Ajo që nuk duhet të bëni kurrë

Shumë besojnë se aplikimi i mjaltit mund të ndihmojë me thithat e lënduara dhe të plasaritura, por kjo nuk është një zgjidhje, sepse mjalti nuk është i sigurt për foshnjat nën moshën një vjeç dhe mund të shkaktojë një helmim serioz, por të rrallë, të quajtur botulizëm.

Mos aplikoni mjaltë ose ndonjë ilaç bimor në zonat me të cilat fëmija juaj do të jetë në kontakt. Në këtë mënyrë ju do të parandaloni reaksionet alergjike apo ndonjë reaksion të padëshiruar tek fëmija juaj.

Mos i lani thithkat me sapun ose kremra aromatike. Gjithçka që ju nevojitet për higjienën e gjirit është uji i pastër.

Nëse dhimbja është e fortë, është në rregull të merrni një lloj qetësuesi, por vetëm mjeku vendos se çfarë lloj ilaçi mund të merrni. Asnjëherë mos u vetë-mjekoni. Nëse plasaritjet ose plagët nuk tregojnë shenja shërimi, drejtohuni tek mjeku.

A mund ta ushqej me gji fëmijën tim nëse thithat e mia janë të çara?

Pak gjak nuk do ta largojë fëmijën tuaj nga qumështi dhe për aq kohë sa mund ta përballoni, mund të vazhdoni ta ushqeni me gji. Është e rëndësishme ta ushqeni fëmijën tuaj siç duhet në mënyrë që thithkat të kenë një shans për t’u shëruar.

Share With:
Translate »
21 Views