Cili është gjimnazi më i mirë i Tiranës?

Zyra Vendore e Arsimit në Tiranë ka publikuar renditjen e 35 shkollave të mesme publike në kryeqytet, nga më e mira, tek ajo me performancë më të ulët.

Në krye të listës është gjimnazi “Qemal Stafa”. Në analizë janë marrë vetëm shkollat publike.

Vlerësimi i institucioneve arsimore në vend bëhet në bazë të matjes së 9 treguesve, ku mes tyre përfshihen: nota mesatare e rezultateve të 3 provimeve të maturës “Gjuha Shqipe”, “Matematika” dhe “Gjuha e huaj”. Gjithashtu tregues tjetër, numri i fituesve në Olimpiadën Kombëtare 2020-2021 në rang kombëtar, frekuenca e orëve të mësimit, diferenca ndërmjet vlerësimit me vlerësimin e përfundimit të klasës përkatëse, përqindja e nxënësve të larguar përkundrejt nxënësve të regjistruar në fillimin e vitit shkollor, rezultatet e kualifikimit të mësuesve në 5 vitet e fundit.

Pas Qemal Stafës, më poshtë në listë janë gjimnazet: 2-“Sami Frashëri””, 3- “P.N.Luarasi”, 4- “Ismail Qemali”, 5-“Sinan Tafaj”. Në vendin e 6 është “Besnik Sykja” dhe i renditur në vendin e 7 është gjimnazi “Jordan Misja”.

Share With:
Translate »
152 Views