Çiljeta dërgoi djemtë në shkollë, por njëri prej tyre nuk duket dhe aq i lumtur…
Këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga, edhe pse nëna biologjike e një djali, është bërë nënë edhe për djalin e patnerit të saj, Alban Hoxhës.
Ditën e sotme ajo ka postuar disa momente të djemve në Instagram teksa u uron një vit të mbarë shkollor plot suksese.
Në përshkrimin përbri videos Xhilaga shkruan: “Suksese në rrugën e dijes birushat e mi”.
Duket qartë që këngëtarja nuk bën diferencime kur vjen puna tek djemtë.
Gjatë qëndrimit në “Ferma Vip” Çiljeta ka rrëfyer detaje mbi marrëdhënien e Fernandos me Bekon, djalin e Albanit. Ajo tregoi se ai është kopja e nënës së tij të ndjerë.
“Ai është kopja e mamit të vet. Ka një fytyrë engjëlli që i shkëlqejnë sytë, i qeshin sytë. Beko ka qenë 1.6 vjeç, Fernando ishte 3-vjeç. Në fillim nuk takoheshin siç bëjnë tani se janë në një shtëpi. Ia kam injektuar edhe unë që jeni vëllezër. Është situatë pak delikate. Kalojnë mirë, por zihen pak. Beko ta mban i çik inatin, ndërsa Fernando të hidhet në qafë direkt.
Bejko është super inteligjent, edhe Fernandos nuk i shpëton gjë të kap në ajër”, u shpreh Çiljeta.
Ndërsa e ftuar në programin “Goca dhe Gra” tha se ishte krejtësisht e përkushtuar ndaj familjes dhe për këtë arsye do të shkëputej pak nga karriera.
“E kam dashur gjithmonë familjen, sepse ashtu jam rritur. Atëher ishte koha e karrierës, tani është pjesa e familjes, të dyja bashkë është vështiorë t’i bësh. Unë jam me tre burra në shtëpi e dashur. Ka pafund lodhje por e dua shumë. Djali Abanit dhe Fernando duhen shumë dhe i unë i dua shumë. Unë dua fëmijë, pro kur të ketë rrisk zoti. Lidhja më ka pjekur, të kesh përgjegjësi për dy fëmijë është përgjegjësi shumë e madhe. Jam shumë e lumtur dhe e bëj me shumë dashuri. Unë gjithmonë kam ndjekur zemrën, s’më ka ndikuar askush. Jam rritur para kohë, kam ndenjur me njerëz më të rritur. Jam rritur me dy prindër që më kanë plotësuar çdo gjë. Thjesht kam qenë me fat që kam bërë shumë gjëra, gjithmonë kam qenë e pavarur. 16 vjeçe jam paguar për herë të parë”, u shpreh Çiljeta.
Nga fotot e publikuara duket se Beko mezi e ka pritur rikthimin, ndërsa Fernando nuk duket edhe aq i lumtur…