Çiljeta flet për martesën: Ku më lë mua ai? Edhe kur ikën më thotë ‘hape kameran të shoh me kë je’

Duket se mashkulli që ia bën jetën sa të bukur aq edhe të vështirë Çiljeta Xhilagës, është pikërisht djali i saj i vogël Fernando. E ftuar këtë të hënë “Në Kurthin e Piter Pan” në Televizionin Klan, këngëtarja tha se ai është mashkulli i jetës së saj. E teksa ishte në skenë, asaj nuk iu desh që t’i përgjigjej vetëm pyetjeve të fëmijëve të spektaklit, por edhe ato të djalit të saj.

Fillimisht fëmijët e pyetën Çiljetën nëse do të martohet.

 

“Unë e kam një burrë të vogël të shtëpia me emrin Fernando, që ai edhe kur ikën te gjyshja më merr në telefon dhe më thotë hape pak kamerën të shoh me kë je te shtëpia… le që s’më le të martohem mua ai”, tha Çiljeta me shaka.

Share With:
Translate »
721 Views