Çiljeta Xhilaga: Nuk e di a duhet ta rrëfej, por ja çfarë bëra kur humbi jetën gruaja e Albanit pa e njohur fare atë!

Në një intervistë të çiltër, siç Çiljeta është gjithmoë u rrëfye për veten, familjen, karrierën, të kaluarën dhe të ardhmen.

Përballë Mira Kazhanit, e dyzuar nëse duhet të tregonte, por në fund fitoi sinqeriteti, Çiljeta ndau një moment shumë personal dhe të trishtë.

“Kur ka ndodhur historia e Albanit, mbaj mend që kam lexuar gazetat dhe nuk e njihja fare Albanin. Nuk e kisha haberin kush ishte, se nuk marr vesh fare nga sporti. Isha tek parukeria e mamit. Kam marrë një cigare në dorë dhe kam thënë: Po dal të pi një cigare për shpirtin e kësaj vajze”, tregoi Ciljeta.

Gruaja e Alban Hoxhës u nda nga jeta për shkak të një komplikacioni pas lindjes së djalit. Çiljeta në atë kohë sapo ishte bërë nënë. Fernando ishte pak më shumë se 1 vjeç. Ndoshta ishte edhe ky fakt që e bëri edhe më të ndjeshme ndaj historisë tragjike që dëgjoi. Pa e ditur se do të ishte ajo nëna që do ta rriste këtë djalë, Bekon, që e humbi nënën që e lindi.

Share With:
Translate »
368 Views