Vanessa Hudgens reagon për herë të parë pasi u bë nënë
Vanessa Hudgens ka konfirmuar zyrtarisht se ka mirëpritur fëmijën e saj të parë me bashkëshortin Cole Tucker.
“Mami, babi dhe bebi janë të shëndetshëm dhe të lumtur”, shkroi ylli i “High School Musical”, 35 vjeç, përmes Instagram Stories.
Përditësimi erdhi një ditë pasi aktorja u pa duke dalë nga një spital në Kaliforni në një karrige me rrota me foshnjen e saj në krahë. Gjinia e fëmijës së tyre dhe data e saktë e lindjes ende nuk janë zbuluar.
Siç u raportua më parë, Hudgens njoftoi shtatzëninë e saj në tapetin e kuq të Oscar 2024 në mars.
Ylli i Hollivudit veshi një fustan që nxirrte në pah barkun e saj të rrumbullakosur në atë kohë.
Ajo dhe Tucker, 28 vjeç, u martuan në Tulum, Meksikë.
Dyshja u takuan në kulmin e famës së tyre në Disney, por u ndanë në vitin 2010 pas rreth tre vjetësh së bashku.