Cindy Marina feston ditëlindjem, Jozefina Topalli i bën urimin e përzemërt nuses së djalit

Përtej arritjeve dhe sukseseve në karrierë, Cindy Marina është mjaft e përfolur edhe për jetën private.

Modelja është në një lidhje dashurie me Genar Topallin, djalin e ish-kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli.

Sot, Cindy feston ditëlindjen e 26 dhe një urim nga vjehrra nuk ka munguar, publikisht.

“Gëzuar ditëlindjen Cindy”, shkruan Jozefina duke e shoqëruar me një trëndafil të kuq urimin e saj.

Cindy ka folur disa herë për marrëdhenien e saj me Jozefina Topallin duke treguat se është një vjehrrë shumë e dashur dhe se e bën të ndihet mjaft mirë./vizionplus.tv

Share With:
Translate »
62 Views