‘Cool apo cringe?’/ Kylie Jenner dhe çanta e saj unike për t’i mbajtur gjithmonë fëmijët me vete

Kylie Jenner ka treguar edhe një herë se sa e lidhur është me fëmijët e saj, duke i mbajtur gjithmonë afër, jo vetëm në zemër dhe mendje, por edhe në çantë – ndonëse jo në kuptimin e drejtpërdrejtë.

Së fundmi, sipërmarrësja e njohur ndau disa foto në Instagram ku shfaqet në shoqërinë e mikeshës së saj të ngushtë, Anastasia “Stassie” Karanikolaou. Megjithatë, ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte një foto e një pochette të personalizuar me fotot e dy fëmijëve të saj, Stormi dhe Aire Webster, të cilët ajo ka nga marrëdhënia me Travis Scott.

Aksesori në fjalë është një pochette me nuanca blu, konkretisht modeli The Sénat PM nga marka Goyard, të cilën Kylie e ka personalizuar me fotot e fytyrave të fëmijëve të saj.

Pa dyshim, ky është një aksesor unik, që reflekton dashurinë e pakushtëzuar të një nëne, një dashuri që Kylie e ka shprehur gjithmonë hapur dhe publikisht. Në një intervistë për Vogue UK, ajo ka thënë: “Nuk ka rëndësi çfarë po kaloj apo si dukem, apo çfarë shkruan interneti për mua atë ditë. Unë kthehem në shtëpi dhe fëmijët e mi më duan pa kushte.”

Share With:
Translate »
51 Views