Covid-19 në Shqipëri, shtohet sërish numri i infektimeve të reja

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat e situatës së COVID-19 në vendin tonë. MSh bën me dije se përgjatë 24 orëve të fundit janë diagnostikuar si pozitivë me koronavirusin 519 qytetarë, ndërkohë që 11 kanë ndërruar jetën. 671 ka qenë numri i pacientëve që u shëruan prej COVID në po të njëjtën ditë.

Si gjithmonë, Qarku i Tiranës është ai me më shumë raste të reja (138) i ndjekur nga Qarku i Vlorës me 47 raste dhe Korça me 29.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 519 raste te reja dhe 11 viktima, nga 3251 testime të kryera.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 138 raste në Tiranë, 47 në Vlorë, 29 në Korçë, 23 në Fier, 22 në Shkodër, 21 në Sarandë, 19 në Berat, 17 në Durrës, nga 16 raste në Kukës, Mallakastër, 15 në Gramsh, nga 12 raste në Gjirokastër, Pogradec, Elbasan, nga 11 raste në Kurbin, Lezhë, Lushnje, nga 8 raste në Kavajë, Tropojë, Ura Vajgurore, 6 në Kolonjë, nga 5 raste në Himarë, Skrapar, nga 4 raste në Krujë, Devoll, Kamëz, Peqin, nga 3 raste në Delvinë, Vau i Dejës, nga 2 raste në Mat, Selenicë, Belsh, Kuçovë, Patos, Cerrik, Poliçan, nga 1 rast në Mirditë, Përmet, Tepelenë, Fushë Arrëz, Dibër, Malësi e Madhe, Shijak, Vorë, Maliq, Dropull, Libohovë.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 11 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Mati, 1 qytetar nga Peqini, 1 qytetar nga Korça, të moshave 53-96 vjeç.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 399 pacientë, 28 në terapi intensive, nga të cilët 10 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 671 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 84,625 që nga fillimi i epidemisë.

Gjatë ditës së sotme janë kryer 3509 vaksinime antiCovid. Nga fillimi i vaksinimit janë kryer 44,830 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.

 

Statistika (20 Mars 2021)

Raste të reja ditore        519

Të shëruar në 24 orë     671

Të shtruar në spitale      399

Humbje jete në 24 orë   11

Testime ditore               3251

Testime totale           529,309

Raste pozitive           120,541

Raste të shëruara       84,625

Raste Aktive             33,783

Humbje jete              2133

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   23013

Fier                       2596

Durrës                  1561

Vlorë                    1456

Shkodër                1267

Gjirokastër 1196

Korçë                   813

Lezhë                    642

Elbasan                418

Dibër                    343

Kukës                   332

Berat                    146

Share With:
Translate »
397 Views