Për të gjithë ata që humbën prindërit nga Covidi Princ Harry do të shkruajë një libër

Harry do të shkruajë një libër që pretendon t`i vijë të ndihmë të gjithë atyre që kanë humbur prindërit nga Covid-19. Në të gjithë botën, janë regjistruar shifra të larta të viktimave, por për pasojë edhe të fëmijëve që kanë humbur prindërit.

Për të gjithë ata që humbën prindërit nga Covidi

Nga një vizitë në spitalin ‘Hospital by the hill’, Harry rrëfeu edhe njëherë se sa e vështirë ishte për të të përballonte jetën pa nënën e tij që në moshën 12-vjeçare.

“Kur isha dalë i vogël, humba nënën. Në atë kohë nuk doja ta besoja dhe ta pranoja. Ajo la një boshllëk të madh tek unë. E di si ndiheni sot, por dua t’ju them se me kalimin e kohës ky boshllëk do mbushet me dashuri dhe mbështetje. Ne të gjithë përballemi me humbjen në mënyra të ndryshme gjatë jetës, por kur një prind shkon në parajsë, dashuria, kujtimet e tyre nuk largohen asnjëherë. Ata do jenë gjithmonë me ju dhe mund t’i mbani me vete përgjithmonë. E kam vërtetuar këtë gjë”, tha Harry.

Share With:
Translate »
278 Views