Covid drej zhdukjes, sot asnjë humbje jete dhe numër i ulët infektimesh të reja
Pas një periudhe të gjatë të pandemisë, për herë të parë nuk ka asnjë vdekjet në spitalet COVID në 24 orët e fundit.
Edhe numri i infeksioneve po shkon drejt zeros. Ministria e Shëndetësisës njofton se janë kryer 2,691 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 15 qytetarë. Në gjithë vendin kemi 819 raste aktive me covid.
“Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 5 raste në Tiranë, 2 raste në Berat, Skrapar, 1 rast në Shkodër, Durrës, Fier, Devoll, Mat, Shijak.”
Të shëruar
Në 24 orët e fundit janë shëruar 71 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 128,978 që nga fillimi i epidemisë.
Situata në spitale
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 43 pacientë nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive.
Apeli
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.
Statistika (26 Maj 2021)
Raste të reja ditore 15
Të shëruar në 24 orë 71
Të shtruar në spitale 43
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 2,691
Testime totale 706,327
Raste pozitive 132,244
Raste të shëruara 128,978
Raste Aktive 819
Humbje jete 2,447
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 401
Korçë 95
Shkodër 86
Vlorë 49
Elbasan 39
Berat 41
Lezhë 31
Gjirokastër 31
Fier 20
Kukës 11
Durrës 11
Dibër 4