Dafina Zeqiri bën një dedikim plot dashuri për motrën: Do bëja gjithçka në botë për ty

Dafina Zeqiri ka treguar se ka një lidhje shumë të ngushtë me të afërmit e saj, sidomos me nënën dhe dy motrat. Sot këngëtarja ka bërë një urim shumë special për më të voglën prej tyre, Tringën, me të cilën e shohim të shfaqet më shpesh në rrjete sociale. Dafina ka publikuar në ‘Instagram’ një video dhe një foto me motrën dhe bashkangjitur saj ka bërë një dedikim të ndjerë për të.

“Gëzuar ditëlindjen motër. Ti tashmë e di që je drita ime që ndriçon dhe do të bëja gjithçka në botë për ty dhe akoma më shumë! Të dua”, ka shkruar Dafina në postimin e saj. Përveç Tringës, këngëtarja ka dhe një motër tjetër, Besa, e cila jeton në SHBA. Kujtojmë se vite më parë raporti mes motrave ishte mjaft i diskutuar në media për shkak të problemeve të tyre familjare, por Besa dhe Dafina kanë treguar se kanë një lidhje shumë të ngushtë.

Share With:
Translate »
1204 Views