Dajana Shabani: Nuk dua që vajza të jetë pjesë e TV/ Ekrani të bën të shkëlqesh, por është një botë hipokrite

D-Night nisi mbrëmjen e djeshme me një mesazh nga një eksperiencë shumëvjeçare në botën e televizionit nga drejtuesja e emisionit, Dajana Shabani.

Televizioni është një ëndërr për shumë të rinj e të reja, të cilët duan të njohin veten e të jenë në qendër të vëmendjes për atë që bëjnë. Por, shpesh eksperienca mund të tregojë edhe të kundërtën.

Puntata nisi me një frazë shumë të qartë dhe reale për kohët që jetojmë.

“Televizioni është shumë i bukur. Sot më pyeti dikush e më tha: “Po vajza jote a do të vazhdojë për televizion? Dhe unë i ktheva një përgjigje, të cilën dua t’a ndaj me ju.

Nuk do doja që vajza ime të vazhdojë televizionin, sepse pavarsisht se televizioni ka një super magji nëse je mirë apo keq, televizioni, ekrani të bën ti harrosh të gjitha, madje të bën të shkëlqesh edhe në momentet më të këqija, por e gjitha është një fasad. Eshtë një botë shumë hipokrite brenda në të cilën bëjnë sikur të duan shumë fort. Është një fasadë ku edhe personi që ju shihni nëpërmjet ekranit ndoshta nuk është ashtu siç duket.

Prandaj të gjithë personat që iu duken si heronj të situatës; Mos u gaboni! Mos u nxitoni! Shikoni pak më thellë”

D-Night nga Dajana Shabani RTV Ora live nga e Hëna në të Premte 23:00

Për më shumë ndiqni linkun më poshtë:

 

Share With:
Translate »
35 Views