Dalja e dhëmbëve tek foshnjat, si t’ia lehtësoni dhimbjet

Dalja e dhëmbëve është një proces i vazhdueshëm që shtrihet përtej foshnjërisë deri në fëmijëri. Dhëmbët tek fëmijët mund të dalin në forma të ndryshme, pra dhimbja dhe simptomat mund të jenë relative.

Megjithatë, për lehtësimin e dhimbjeve ekziston një lloj manuali, i cili mund të del me të vërtetë efektiv.

Përdorni unaza dhe lodra për dhëmbë

Bleni unaza për dhëmbë të projektuara posaçërisht për foshnjat. Ju gjithashtu mund të bleni edhe lodra për dhëmbë. Lani unazat dhe lodrat përpara se t’i fusni në funksion ato, mund të përmbajnë baktere dhe mikrobe të ndryshme.

Masazhoni mishrat

Lani duart dhe fërkoni butësisht mishrat e dhëmbëve të foshnjës. Një masazhim i tillë është vërtetuar shkencërisht se sjell lehtësi në dhimbjen e mishrave.

Jepi ilaçe vetëm pas këshillimit të mjekut

Nëse fëmija ndjen jashtëzakonisht parehati për shkak të dhimbjes së dhëmbëve, atëherë ju mund t’i jepni acetaminophen / paracetamol (Tylenol) ose ibuprofen (Motrin). Të konsultohet mjeku paraprakisht!

Share With:
Translate »
677 Views