“Ushqeva me gji për aq kohë sa munda, por jo për aq kohë sa dëshiroja”Jessica Alba rrëfen pengjet si nënë e tre fëmijëve

Ka disa gjëra që bëhen më të lehta dhe më pak sfiduese për nënat pas lindjes së dytë, të tretë e me radhë. Për shembull ju mësoni më mirë si të ndërroni pelenat, si ta vishni fëmijën, por ushqyerja me gji thjesht nuk është një prej këtyre gjërave. Ushqyerja me gji është e ndryshme për çdo grua dhe mund të jetë ndryshe për të njëjtën grua në kohë të ndryshme në jetën e saj.
Nëna e tre fëmijëve, Jessica Alba e di sesa e vërtetë është kjo. Ajo thotë se nuk po e ushqen më me gji djalin e saj 6 muajsh, ndërsa me dy vajzat më të rritura kjo përvojë ka qenë shumë ndryshe.
Alba dhe burri i saj Cash Warren mirëpritën djalin Hayes më 31 dhjetor 2017, dhe në muajt që pasuan Alba ndau disa fotografi të ëmbla duke ushqyer të birin me gji.


“Ndieja sikur djali donte t’i jepja për të pirë 24 orë çdo ditë, gjë që është padyshim vërtet sfiduese kur përpiqesh të kthehesh në punë”, – thotë Alba e cila është e angazhuar në disa projekte njëkohësisht.
“Mundësia dhe koha nuk ishin ideale”, – tregon ajo.
“Edhe furnizimi im i qumështit ka qenë një sfidë, ndieja sikur kisha më shumë qumësht me fëmijën e parë, më pak me të dytin dhe akoma më pak me të tretin. Kështu që ishte shumë e vështirë për mua”.
Por edhe pse me 2 fëmijët e parë ajo ka pasur më shumë qumësht, përsëri nuk i ka ushqyer aq gjatë sa ka dashur. Ajo shkroi për këtë sfidë në librin e saj në vitit 2013, “Jeta e ndershme: Jeta e natyrshme dhe e vërtetë për ty”.
“Unë i ushqeva fëmijët për aq kohë sa munda, por jo për aq kohë sa dëshiroja. Duhej të kthehesha në punë dhe nuk isha në gjendje ta vazhdoja. Por unë jam krenare të them se bëra më të mirën për vajzat e mia dhe jam krenare për të gjitha mikeshat e mia nëna që kanë bërë më të mirën e mundshme në këtë çështje “.


Më shumë se 81% e nënave amerikane fillojnë me ushqyerjen me gji, por më pak se gjysma i japin fëmijës vetëm qumështi gjiri deri në 3 muajt e parë dhe më pak se një e katërta deri në 6 muaj.
Studimet tregojnë se edhe pse është tepër e zakonshme, plotësimi ose ndërrimi i formulës është një vendim i mbushur me ndjenja faji, dështimi ose “pritshmëri të papërmbushura” për shumë nëna.
Vërtet ekspertët rekomandojnë ushqyerjen me qumësht gjiri ekskluzivisht në 6 muajt e parë të jetës, por ata gjithashtu thonë se vetëm nëna e di çfarë është më e përshtatshme për situatën e saj dhe të fëmijës.
“E vetmja gjë që e dini mirë herën e tretë, është se kjo situatë sado e vështirë të jetë, do të kalojë”, – thotë Alba.

Share With:
Translate »
654 Views