Damian Gjiknuri “heq” kostumin e zyrtarit, bën pazar me bashkëshorten shtatzënë

Ai është ndër emrat më të lakuar të politikës. Që nga 2013, kur Partia Socialiste erdhi në pushtet, Damian Gjiknuri ka mbatur disa poste të rëndësishme.

damian gjiknuri bashkeshorte shtatzene5

Megjithatë, veç profilit mediatik, ai ka preferuar që jetën private ta mbajë gjithnjë sa më larg vëmendjes së publikut. Në daljet e tij televizive, Gjiknuri ka qenë gjithnjë duke përmbushur tablon e zyrtarit të lartë. Por, jashtë detyrës së tij, edhe ish-ministri ka angazhimet e tij familjare, që zgjedh t’i kryej si çdo njëri prej nesh, i shkujdesur për sytë e kureshtarëve dhe sportiv.

damian gjiknuri bashkeshorte shtatzene2

Paparaci ynë ka mundur ta fotografojë deputetin e PS-së, teksa së bashku me bashkëshorten e tij po bënin pazarin e fruta perimeve. Gjëja e parë që na ra në sy te këto shkrepje, ishte barku disi i rrumbullakosur i bashkëshortes së tij. Rovena, quhet gruaja e Gjiknurit dhe qëkur burri i saj u bë pjesë e politikës, ajo ka zgjedhur që jetën e saj ta jetojë larg mediave.

damian gjiknuri bashkeshorte shtatzene4

Gjithçka që dihet për të është fakti se punon si arkitekte, si dhe adhurimi që ajo ka për gurunë indian të quajtur Paramahamsa Vishewandanda. Çifti është prindër i një vajze dhe do të bekohet me një tjetër fëmijë.

damian gjiknuri bashkeshorte shtatzene

Duke njohur natyrën diskrete të tyre, vështirë se do të mund të mësojmë lajme rreth zgjerimit të familjes, nëse nuk do të jetë për të tjera foto paparaci.

Deputeti është shfaqur në këto foto, krejtësisht sportive, ku veç këmishës dukshëm të rrudhur, kishte zgjedhur edhe një palë pantallona të shkurtra, natyrisht i diktuar edhe nga temperaturat e larta.

damian gjiknuri bashkeshorte shtatzene1damian gjiknuridamian gjiknuri bashkeshorte shtatzene3

Share With:
Translate »
123 Views