Danjela e “The Voice Kids” ka filluar të mbledhë fansat e parë VIP

Këngëtari Art Abazi ka disa ditë që ka publikuar këngën e vogëlushes Danjela, e cila po merr pjesë në The Voice Kids of Albania. Ai ka mbetur i mahnitur nga zëri Danjelës, e cila nuk u dorëzua kurrë, pavarësisht jetës së vështirë që bën. Pas 2 videove të publikuara nga performanca e parë e saj, ai publikoi dhe një tjetër ku Danjela e përshëndeste duke kënduar një pjesë nga refreni i këngës së tij.

Një tjetër këngëtare që është mahnitur nga ajo është edhe  Rezarta Shkurta e cila ka shprehur dashurinë e saj ndaj Danjelës.

Këngëtarja Shkurta ka hedhur në Instagram një pjesë të intervistës së vogëlushes, e cila kur u pyet se çfarë do më shumë, një kompjuter apo telefon të ri, ajo tha se e vetmja gjë që do është që vëllai i saj me sindromin ‘Down’ të bëhet më mirë.

Duket se këto fjalë e kanë prekur Rezartën e cila i thotë publikisht se që nga sot ajo është fansja më e madhe e saj.

Sikur ti kisha lexuar fjalet qe kjo vogelushe thote, do kisha menduar se i shkruan nje vajze mbi te 30! Me pas i shoh portretin e vockel, zerin e nje femije , dhe e kam te pabesueshme te mendoj se si nje vogelushe mund te jete kaq e zgjuar, e dashur, e embel dhe e talentuar ne te njejten kohe… Te uroj lumturine me te madhe te kesaj bote, mua ti Danjela ma ke rrembyer zemren dhe me ke fansen me te madhe qe tani❤️”, shkruan Rezata krah videos.

Po kaq, fans i saj duket të jetë edhe deputeti Erjon Braçe i cili e ka mbështetur që në fillim duke shkruar në videon e performancës së Danjelës: Dy Bote ne Nje! (Koha tjeter)
FUQIA E JASHTEZAKONSHME E NJEREZVE TE ZAKONSHEM! ZËRIIIII I SHPIRTIT!

Share With:
Translate »
859 Views