Dashnor Diko publikon foton që shpreh më shumë se 1000 fjalë
Problemet sociale që trondisin vendin sidomos kur janë të përfshirë fëmijët mund të prekin këdo, veçanërisht artistët. Në raste të tilla, ata reagojnë fuqishëm kundër padrejtësive në kurriz të njerëzve të pafajshëm dhe në kurriz të fëmijëve të vegjël. Një rast i veçantë që ka prekur këngëtarin Dashnor Diko, është dhe fotografia e një fëmije i cili në vend që të shkojë në shkollë e të mbajë çantën e librave, mban një kovë të mbushur me gurë. Është skamja që e detyron këtë fëmijë të mos ndjekë dot studimet e të shfrytëzohet në punë. “Vetëm 5 minuta kjo foto të vendoseshe në një monitor brenda në parlament ta shikonin të gjithë zotërinjtë sesa e vështirë është jeta e këtyre fëmijëve, në vend të librit e detyron jeta të mbajë kovën me krom..mjerim”, shkruan i prekur këngëtari Diko në postimin e tij.