Dasmë me stil mbretëror, familja e Ibrahim Rugovës shkëlqen më dasmën e Teutës
Në një ceremoni madhështore të mbajtur sot në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë, Teuta Rugova, vajza e ish-presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, ka kurorëzuar dashurinë e saj me Agron Gjeloshi, djalin e aktivistit të njohur Nikë Gjeloshi.
Të ftuarit janë mbledhur për të ndarë këtë moment të veçantë me çiftin, në një atmosferë solemniteti dhe elegance. Ceremonia martesore është zhvilluar sipas riteve fetare katolike, përpara altarit të një prej objekteve më të rëndësishme fetare në kryeqytet.
Dasma e Teutës, e cila është gjithashtu e njohur për angazhimin e saj në jetën publike dhe politike, ka zgjuar vëmendjen e opinionit, jo vetëm për shkak të trashëgimisë që përfaqëson, por edhe për natyrën e veçantë të ceremonisë dhe elegancën e saj.
Ngjarja pritet të vazhdojë me një pritje më të gjerë familjare, ku të pranishëm janë personalitete nga fusha të ndryshme të jetës publike në Kosovë dhe rajon.
