Datëlindja e Kadaresë, e bija gjen mënyrën e bukur për të uruar të atin

E bija e shkrimtarit të madh, Ismail Kadare duket se ka gjetur një metodë mjaft të bukur për të uruar të atin e saj, duke u rikthyer në emocionet e para të lëna nga vepra e saj e preferuar shkruar nga ai. Besiana Kadare, me profesion diplomate e shquar, ndau me të gjithë ne poezinë “Të huaj jemi”, me anë të së cilës i këshillon të gjithë t’i rikthehen apo të zbulojnë copëzat e lëna nga një artist i madh siç është edhe Ismail Kadare.

Postimi i Besiana Kadaresë:

Menyra me e mire per te uruar nje shkrimtar eshte te rilexosh/ zbulosh librat e tij. Me rastin e ditelindjes se Kadarese sot, po ndaj me ju nje nga poemat e mija te preferuara, shkruar ne 1964.

Të huaj jemi

Të huaj jemi ne prej kohësh,

Ç’ish për t’u thënë është thënë,

Si gurët që zënë vend në tokë,

Në jetë vend ne kemi zënë.

Drejt njeri-tjetrit kemi mbyllur

Të gjitha rrugët edhe shtigjet,

Si dy qytete mesjetare

Me mure, heshta dhe me pirgje.

Por natën, kur i lodhuri truri,

Portat i mbyll me qetesi,

Ti gjen një shteg dhe futesh brenda,

Një shteg që vetëm ti e di.

Pastaj si në rrugica parqesh,

Shetit mes cirkovolucionesh,

Hyn nëpër ëndrra e shkujdesur,

Fanitesh, qesh, ma bën me dorë.

Por kur mëngjesi zë afrohet,

Nis shqetësohesh befas ti,

Dhe heshturazi del përjashta

Nga shtegu, që del veç ti.

E dita vjen. Rrjedh prapë jeta.

Dhe ne të dy si dhe më parë

Të ftohtë rrimë e të pamposhtur

Si dy qytete mesjetare.

Share With:
Translate »
81 Views