David Beckham u përgjigjet kritikëve për puthjen në buzë me vajzën e tij

Ka qenë një fotografi e postuar nga David Beckham teksa puthte në buzë vajzën e tij, që shkaktoi shumë polemika në rrjetet sociale. Por më në fund, Beckham ka vendosur të thyejë heshtjen për të sqaruar njëherë e mirë të gjithë zërat që iu kundërvunë asaj që ai e quan “shprehje të dashurisë”. “U kritikova për puthjen time me vajzën në buzë. Unë i puth të gjithë fëmijët në buzë”,- është shprehur ai për “The Sun”, duke vijuar: “Brooklyn ndoshta jo. Ai është 18 vjeç dhe do të dukej disi e çuditshme nëse do ta bëja me të këtë gjest”. Për shumë njerëz, puthja në buzë është shenjë afeksioni dhe dashurie, ndërsa për shumë të tjerë është e kundërta. Kishte edhe nga ata që e akuzuan David si pervers. Ndërkohë, në disa sondazhe online puthja e David me vajzën e tij të vogël është mbështetur nga mbi 85% e atyre që shprehën mendimin e tyre.

Share With:
Translate »
1471 Views