David dhe Victoria Beckham, dhuratë unike dhe me çmim ‘të kripur’ vajzës 12-vjeçare
Së fundmi, familja “Beckham” festoi ditëlindjen e Harper Seven, vajzës së tyre më të vogël, e cila nesër, më 10 korrik, mbush 12 vjeç. Megjithatë, ngjarja ishte parashikuar dhe organizuar në “Prada Caffè” të Londrës.
Të gjithë anëtarët e familjes morën pjesë, duke përfshirë babain David dhe vëllezërit Romeo e Cruz. Dhurata e ditëlindjes? Një çantë dore shumë e shtrenjtë. Festa u mbajt në “Harrod’s Caffè Prada” në Londër, me një tortë të madhe të mbuluar me çokollatë të bardhë dhe qirinj, ku bien në sy fjalët “Gëzuar ditëlindjen Harper”.
12-vjeçarja, tashmë e gjatë sa Victoria, kishte veshur një fustan mëndafshi të qepur nga marka e modës së vjetër të nënës së saj, shoqëruar me atlete të bardha, që bien në sy me lidhëse ngjyrë vjollce; plus një çantë të vogël me tegela që është pak “Spice Girl”.
Me këtë rast, Harper mori një dhuratë shumë të veçantë nga prindërit e saj: çantë dore me vlerë mbi 1100 euro. Familja “Beckham” ka kaluar kështu momente të mëdha lumturie. Fotot e ditëlindjes janë publikuar në profilin e nënës në Instagram.
Victoria dhe David Beckham festuan së fundmi 24-vjetorin e martesës, duke dëshmuar edhe një herë se lidhja e tyre është e fortë dhe e qëndrueshme. Një familje që shquhet gjithmonë për bukurinë, elegancën dhe stilin luksoz të jetesës, por edhe për bashkimin dhe dashurinë që shkëlqen në momente si këto.