Dea Mishel ndan sekretin e fëmijërisë për gjyshen: Të gjithë mendonin se…

Përballë gazetarëve të vegjël “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan ishte e ftuar Dea Mishel e cila nuk ‘i shpëtoi’ edhe pyetjeve për fëmijërinë dhe familjen e saj.

Dea Mishel e pyetur nga fëmijët nëse ka një shok imagjinar ka ndarë me të gjithë një detaj të veçantë nga jeta e saj. Dea është shprehur se nuk ka pasur një shok imagjinar, por është rritur në një familje të madhe ku është rritur nga gjyshi dhe gjyshja.

Madje ajo ka zbuluar se të gjithë në lagje mendonin se ishte vajza e gjyshes pasi i thërriste mami, teksa mamasë së saj i fliste në emër. Ndër të tjera Dea ka uruar gjyshen e saj, pasi sot feston ditën e lindjes.

-Unë kam një shok imagjinar që më këshillon se çfarë të bëj. Po ti a ke ndonjë shok imagjinar?

Dea Mishel: Unë nuk jam rritur me shokë imagjinar. Jam rritur në një familje shumë të madhe, në një shtëpi shumë të madhe ku jetonim me shumë njerëz, por mua mbi të gjitha më kanë rritur gjyshi dhe gjyshja. Këtë nuk e kam thënë, por ata më kanë rritur dhe më kanë mbajtur aq shumë sa që të gjithë njerëzit në lagje kujtonin se unë isha vajza e gjyshes. Unë gjyshes i thoja mami dhe mamit tim i flisja në emër. Dua ta përshëndes gjyshen time sot e cila ka ditëlindjen dhe dua ta falenderoj shumë për çdo gjë që ka bërë për mua. Je gruaja më e mrekullueshme!

Share With:
Translate »
86 Views