Eranda Libohova bie në “kurthin e Piter Pan”: E kam gjetur princin, e mbaj sekret se e sheh shtriga

Këngëtarja Eranda Libohova nuk vonoi shumë që të bie në kurthin e Piter Pan, nga i vogli i studios së Tv Klan, Diori.

E ndërsa artistja u pyet nëse nuk e ka gjetur princin, përgjigja e saj në fakt tregoi të kundërten, që ajo është e dashuruar, por që e mban larg syrit të publikut.

“Princin e mbaj sekret, sepse kam frikë se shtriga po ta prekë, e kthen në bretksosë”, tha Eranda si të ishte në një përrallë, për të qenë sa më miqësore me gazetarët e vegjël. Ajo u kujdes që të mos tregojë detaje, e padyshim që na lë kuriozë për partnerin e saj.

DiorNga përrallat që me tregohen, kur martohen një princ me një princeshë kanë fustane të veshura, skena. Po ti, ndaj s’je martuar, s’ke gjetur princin.

Eranda LibohovaJo, unë e kam gjetur princin. Por, princin e mbaj sekret, sepse kam frikë se shtriga po ta prekë, e kthen në bretkosë. E kështu që, e ruaj mos ta shikojë shtriga. E mbaj për vete, e mbaj të fshehur.

Share With:
Translate »
52 Views