Debatoi me Luizin, Zhaklin Lekatari-Diolës: Përdore vajzat e tua dhe Nitën, i tregove sekretin

Pak ditë më parë, Luiz Ejlli dhe Diola Dosti patën një debat shumë të fortë me njëri-tjetrin. Një koment i Luizit se janë disa banorë ‘që marrin frymë kot’ brenda shtëpisë ka prekur shumë Diolën, e cila i është kthyer keq Luizit, duke i thënë se këtë gjë mund ta kenë parë edhe fëmijët e saj.

Sjellja e saj është komentuar në spektaklin e sotëm nga banorët e tjerë, Luizi si edhe opinionistët e programit. Zhaklin Lekatari u shpreh se Diola përdori Nitën dhe vajzat e saj, ndërsa i tha se ajo nuk ka aspak nevojë të viktimizohet, pasi është një vajzë e fortë.

“Unë mendoj se e përdore Nitën dhe vajzat e tua. Sepse ti i the Luizit një justifikim meqë nuk doje të tregoje sekretin e Nitës por më pas ti e tregove atë. Ose do e thuash për të gjithë ose do e mbash për veten.”- tha Zhaklina Lekatari.

Për këtë debat foli edhe Luizi, i cili tha se Diola e bëri skenë si të ishte film. ‘Marrin frymë kot në shtëpi, e kam thënë për brenda këtyre mureve. Por ti vjen e më thua kush je ti që ma thua, më fut në një situatë shumë të sikletshme.

Nuk po kuptoja ku është gabimi im. Nëse këtu shihesh e sulmuar në kuadër të lojës  dhe fut njerëzit jashtë, nuk është lojë. Unë e kam lojën ndryshe dhe e kam me ty. Ma bën skenën film’ -tha Luizi.

telemedia.al

Share With:
Translate »
36 Views