Dedikimi i ndjerë i Shyretes për nipin e porsalindur

Shyhrete Behluli është bërë gjyshe e shtëpisë pasi që Kushtrimi dhe Learta kanë një djalë nga martesa e tyre. Në një prononcim për Indeksonline, Shyhretja tregon ndjenjën e të qenit gjyshe. “Na e ka mbushur familjen me lumturi. Është ndjenjë e veçantë pasi që është fëmija i parë i shtëpisë. E di këtë ndjenjë të madhe pasi që më herët kam qenë gjyshe edhe me fëmijët e vajzës. Nipin nuk e kam takuar ende. Ai ndodhet në Gjermani me prindërit, ku edhe ka lindur. Faleminderit zotit, nusja dhe djali janë në gjendje shumë të mirë dhe se do ti takoi së shpejti” ka thënë Shyhretja. Bashkëshortja e djalit të saj, Learta lindi në Dortmund të Gjermanisë, përderisa gëzon nënshtetësinë gjermane.

Share With:
Translate »
1243 Views