Dedikimi prekës i Adriana Matoshit për ditëlindjen e vajzës
Aktorja nga Gjilani, Adriana Matoshi, vazhdon të jetë shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.
Ndonëse ndan postime të ndryshme me fansat, ajo ditën e sotme (e martë) ka bërë një dedikim për vajzën e vogël të saj, Pinea, e cila feston ditëlindjen.
Artistja shqiptare ka hedhur një fotografi ku shfaqet përkrah saj, në të cilën po ashtu zgjodhi fjalët më prekëse për të bijën.
Adriana Matoshi (Foto: Instagram)
“Kur vjen në pyetje Pinea më ndalet fryma e më vjen një superfuqi. Gjithë jetën qofsha me të shty përpara çika jem e ëmbël. Gurit e drurit ka me i ra për me ta plotësuar secilën dëshirë që ti e ke”.
“Të paça të shëndetshme e shumë të hareshme ty e vëllëzërit e motrën tënde bashkë me fëmijët e botës. Urime ditëlindjen zemra ime e diellit”, ka shkruar ajo në InstaStory.