Dërgohet me urgjencë në spital me temperaturë të lartë, ndërron jetë 2-vjeçari në Elbasan

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmë në spitalin e Elbasanit, ku një 2-vjeçar ka ndërruar jetë. Mësohet se i mituri, mjekohej në shtëpi, ndërkohë që është dërguar nga familjarët e tij me temperaturë të lartë në spital. Lajmi është bërë i ditur për BalkanWeb nga gazetari Fatmir Popja.

2-vjeçari nga fshati Kusarth është dërguar në gjendje të rëndë me urgjencë në Pediatrinë e spitalit të Elbasanit dhe është futur në oksigjen, ndërsa ishte prekur nga Pneumonia bilaterale.

Po ashtu ai kishte insufiçence respiratore akute dhe insufiçence kardiake.

Share With:
Translate »
46 Views