Dermatologët ngrenë alarmin; Kujdes, fëmijët po joshen në internet nga këto produkte

Trendi në rritje i fëmijëve të cilët ndikohen nga produktet e ekspozuara në rrjetet sociale për kujdesin e lëkurës së vogëlushëve, mund të shkaktojë dëme të pashërueshme për lëkurën e tyre.

Këtë gjë e ka bërë me dije Shoqata Britanike e Dermatologëve, duke shtuar që është vënë re se fëmijët gjithnjë e më shumë po i kërkojnë prindërve produkte luksi për moshën e tyre, të cilat bëhen virale nga influencuesit në platforma të mëdha si YouTube apo TikTok. Shumë prej këtyre produkteve përmbajnë përbërës aktivë potencialisht të dëmshëm që janë të destinuara vetëm për të rriturit, si acidet eksfoliuese. Ekspertët e shëndetit thonë se ato mund të provokojnë alergjinë ose ekzemën.

Dermatologët ngrenë alarmin; Kujdes, fëmijët po joshen

Sipas BBC News e cila ka marrë edhe shumë mesazhe nga prindër të shqetësuar, shton se këta të fundit hedhin faj mbi kompanitë pasi ata luajnë me paketimet e produkteve, duke i bërë tepër të kërkuara nga fëmijët.

8-vjeçarja, Sadie, pa për herë të parë një trajtues lëkure në TikTok dhe menjëherë insistoi ta blinte, tregon vetë ajo, pasi më shumë sesa efekti që mund të jepte produkti, vogëlushja ishte afeksionuar me ambalazhin. Në momentin që produktin e shtypje mbi fytyrë, ai dilte në formë lule, që duket shumë joshëse për një vogëlushe vetëm 8 vjeç. E njëjta gjë vlen edhe për produkte të tjera si hidratuesi i buzëve, apo i duarve. Fëmijët kanë një lëkurë shumë delikate dhe shpesh nuk kanë nevojë për kremra të tillë, përveç rasteve kur rekomandohen nga mjeku.

Dermatologët ngrenë alarmin; Kujdes, fëmijët po joshen

Shoqatat për kujdesin e lëkurës u bëjnë thirrje markave dhe stafit që qëndrojnë pas tyre të tregohen shumë të kujdesshëm në platforma të cilat ndiqen pa kufizim moshe, sepse dëmi që mund të shkaktojnë te grupmoshat e vogla do të jetë shumë i madh.

Share With:
Translate »
43 Views