“Desh abortova dhe u paralizova” Cardi B rrëfen situatën që për pak i mori jetën

Reperja e njohur Cardi B zbuloi se një aksident i frikshëm i kohëve të fundit pothuajse rezultoi në një abort. Reperja e cila është shtatzënë me fëmijën e tretë rrëfeu përvojën e frikshme për ndjekësit e saj përmes X në fillim të kësaj jave.

“Po zbrisja shkallët dhe rrëshqita pak”, shpjegon këngëtarja e “I Like It”, shkruajnë mediat e huaja.

 

 

Praktikisht u rrëzova, por po përpiqesha të parandaloja veten kështu që u mbajta në parmakët e shkallëve.”

 

 

“Kam pasur një aksident të tmerrshëm” tha ajo. “U paralizova për një moment. Mu desh të merrja aq shumë morfinë ultravenoze sa për pak u bëra e varur.”

Reperja njoftoi se ka kërkuar divorcin nga  partneri dhe babai i fëmijëve Offset teksa është sërish në pritje të ëmbël. Fituesja e Grammy-t ka konfirmuar se Offset është babai i fëmijës së tretë, megjithëse ajo këmbëngul se nuk dëshiron mbështetje prej tij.

Share With:
Translate »
54 Views