Fansat gjetën emrin e bebit të Sarës dhe Bardhit? Ish-banorja e BBV3: Sa të zgjuar jeni…

Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Sara Gjordeni, ka bërë një ditë më parë një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në “Instagram”. Ajo ka folur për raportin e saj me familjarët e partnerit, Bardhi Idrizi.

Por jo vetëm kaq pasi ndjekësit kanë qenë kuriozë që të dinë nëse kanë vendosur për emrin e vajzës që shumë shpejt do të vijë në jetë.

Sara u shpreh se e kanë gjetur emrin, por nuk zbuloi më shumë detaje.

Pjesë nga intervista:

Cila është shkronja e parë e emrit të bebit?

Hahahah sa të zgjuar jeni, po ato tre janë gjithsej, ashtu gjendet direkt

Mendoj se emri i gocës do jetë: Era? Pas një postimi që ke bërë për Bardhin një ditë. “Era ime”

Nuk është as Era, as Dua, Ira, Eva, Iva, Sia. Dhe shumë të tjera që kemi lexuar. Asnjë, po asnjë se ka gjetur deri më sot.

Share With:
Translate »
82 Views