Dëshirat fëminore të Majk mbeten të njëjta edhe pas lindjes së Roanit
Të rinj e të vjetër, në momente të caktuara të gjithë jemi nga pak Piter Pan, dhe as Majku nuk bën përjashtim.
Edhe pse sot është baba i një djali të vogël të quajtur Roan, këngëtari nga Kosova nuk ka hequr dorë nga loja me Play Station.
Ai ka publikuar disa foto teksa ka treguar se ka marrë lojëra të reja duke ftuar të gjithë miqtë e tij virtual “për një lojë”.
Pavarësisht angazhimeve të shumta që mund të ketë për shkak të koncerteve të shumta, por edhe detyrimeve që ka si prind, Majku ka gjetur edhe pak t’ia dedikojë vetes.
Epo fundja shumë mirë bën. Kur të rritet Roani do ndihet shumë “krenar” për të. /Revista Class