Dëshironi të lindni vajzë? Hiqni dorë nga këto ushqime…
Nënat të cilat dëshirojnë fëmijë vajza duhet të mos hanë banane dhe të kenë një regjim ushqimor më shumë me bishtajore dhe djathë të fortë, pretendojnë shkencëtarët.
Ata kanë zbuluar se një kombinim i disa ushqimeve dhe kohës së bërit seks janë çelësi i pasjes në të ardhmen të një dhome ngjyrë rozë.
Hileja, sipas shkencëtarëve është frenimi i konsumimit të ushqimeve të pasur me potasium apo sodium, si ullinjtë, proshuta, sardelet, sallamet, salmon i tymosur, patate, mishrat e procesuar, buka dhe pastat.
Ndërkohë gratë duhet të përqendrohen te ushqimet e pasur me kalcium dhe magnez.
Ushqimet më të pasur me kalcium janë kosi, salmon i konservuar, sallata, spinaqi, tofuja, bajamet, tërshëra, brokoli dhe portokallet.
Arrat braziliane dhe ato shqeme, të gjithë llojet e drithërave, fiqtë dhe bishtajoret janë të pasura në magnez.
Gjithashtu rekomandohet seks i rregullt, por jo në ditët para apo menjëherë pas ciklit menstrual.
Shkencëtarët nga “Maastricht University” në Holandë, pretendojnë se dieta e babait nuk vendos aspak në gjininë e bebit. Studimi ka përfshirë 172 gra të moshës nga 23 deri në 42 vjeç, të gjitha nëna djemsh, të cilat dëshironin të kishin vajzë.