Dëshmia e Naim Murselit, reagon vëllai i Liridonës
Vëllai i të ndjerës Liridona Ademaj ka reaguar pas marrjes në pyetje të Naim Murselit, i cili dyshohet se ka paguar për vrasjen e saj.
Leonard Ademaj shkruan në një postim në rrjetet sociale se janë njohur me dëshminë e ish-kunatit të tij, por nuk ka komentuar deklaratat e Naim Murelit për shkak të sekretit hetimor. Ai shprehet se kanë besim tek prokuroria dhe se drejtësia do të triumfojë.
“Përshëndetje, këtë javë prokurorja e rastit së bashku me hetuesit kanë intervistuar të dyshuarit për vrasjen e Liridonës tonë. Ashtu siç parashihet me ligj, ne si familje kemi marrë pjesë në intervistim përmes avokatit tonë. Për të respektuar në plotni sekretin hetimor dhe proceduren penale, ne nuk do të komentojmë përmbajtjen e deklarimeve.
Mirëpo, duam ta përmendim që jemi të kënaqur me mënyrën se si prokurorja ka organizuar intervistimin e tyre dhe kemi besim të plotë në të. Drejtësia duhet dhe do të triumfojë, për Liridonën tonë dhe për të gjitha gratë dhe vajzat e vrara. Me respekt, Familja Ademaj”, shkruan Leonard Ademaj.