Detaje/ 17-vjeçarja që u mbyt në Velipojë ra nga skafi, si e fshehu ngjarjen i riu që ishte me të

Një 24-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka fshehur ngjarjen ku një vajzë 17-vjeçare u gjet e mbytur ditën e djeshme në Velipojë.

Mësohet se dy të rinjtë kanë qenë bashkë duke udhëtuar me skaf dhe vajza ka rënë nga skafi.

Djali, i identifikuar si Indrit Bajraktari nga Postriba, është larguar nga vendi i ngjarjes dhe nuk ka treguar asgjë për këtë fakt.

24 vjeçari ka deklaruar se vajza ka rreshqitur nga skafi dhe se nuk e mban mend mire se çfare ka ndodhur.

Policia vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes. 17 vjeçarja ishte me origjinë nga Burreli dhe banuese në Bathore në Tiranë. Ajo kishte ardhur këto dy dite me familjen në plazhin e Velipojës, ndërsa 24 vjeçari ishte një shok i saj.

Share With:
Translate »
856 Views