Detaje! Çfarë ndodhi në festën e princesësh Lilibet?
Princesha Lilibet festoi ditëlindjen e saj të tretë disa ditë më parë, ndërsa nuk kishte si të mungonte edhe dhurata nga gjyshi i saj, mbreti Charles. Princi Harry dhe Meghan Markle organizuan një festë të madhe ditëlindjeje në shtëpinë e tyre në Montecito, Kaliforni, duke ftuar miqtë e tyre të ngushtë por asnjë anëtar të monarkisë britanike. Pavarësisht kësaj, mbreti Charles u kujdes që të shënonte ditën e veçantë të mbesës së tij. Eksperti mbretëror Tom Quinn zbulon se Mbreti Charles i ka dërguar një dhuratë së bashku me një mesazh.
Festa e ditëlindjes në rezidencën e Sussexes në Kaliforni kishte të ftuar shumë të famshëm, si Orlando Bloom, Gwyneth Paltrow dhe Oprah Winfrey.
Lidhur me ngjarjen, një mik i vjetër i princit tha: “Harry e dinte se ata nuk do të vinin gjithsesi. Por ai është vërtet i trishtuar që Archie dhe Lilibet nuk mund të kenë asnjë lloj marrëdhënie me kushërinjtë e tyre, pasi grindjet e tij me familjen vazhdojnë”