Dhimbja e dy prindërve që humbën të birin. Në 3-vjetorin e Ergi Dinit, i ati publikon poezinë prekëse

Sot 3 vjet më parë, këngëtari Ergi Dini u nda nga jeta dhe babai i tij, shkrimtar, Dashamir Dini i dedikoi një tjetër poezi të birit. Përshkruan dhimbjen e tij dhe të bashkëshortes për humbjen e djalit të tyre të vogël, të lindur pas dy vajzave.

 

 

ERGIT,NE 3-VJETORIN E LARGIMIT…

Ergi Dini,KUNDER AKSIDENTEVE.

Ka 3 vjet

qe ditet e mija te percelluara nga malli

jane nxi

e janë ba muzgje.

Ka 3 vjet

që rri i varur

ne litarin e durimir,

tuj vezhgu

yjet qe bien nga qielli,

me shpresë

se njeri nga ata

je Ti,

që po kthehesh.

Ka 3 vjet

qe Nana jote,

e përhumbur

nèn vellon e bardhë

te një endrre të lashtë nënash

përgatit një dasëm

e pret një nuse….

që kurrë s’do të vijë.

Unë endem,e endem

qiejve te verbër të netëve,

per me mujt me gjet

Yllin e shuar të Fatit Tand,

e me e ndez

edhe nje herë

me flaket e mallit.

Ergi u nda nga jeta në 21 nëntor të 2016-ës në një aksident me motor, bashkë me shokun e tij Kejdi Halili.

Share With:
Translate »
747 Views