Dhimbjet e kokës gjatë shtatzanisë mund të intensifikohen si shkak i këtyre faktorëve të ndryshimit

Dhimbjet e kokës tek gratë shtatzëna shpesh mund të shkaktohen nga një ndryshim i hormoneve gjatë kësaj periudhe. Nënat e ardhshme mund të përjetojnë një rritje të dhimbjeve të kokës në muajt në vazhdim.

Dhimbjet e kokes mund të jenë një shenjë e një gjendje më serioze të quajtur preeklampsia, prandaj tregoni mjekut tuaj nëse ky është rasti shkruan Very Well Family përcjell Gazeta Shneta.

Shumë gra përjetojnë dhimbje koke gjatë shtatëzanisë, veçanërisht në tremujorin e parë dhe të tretë. Nëse jeni shtatëzënë, mund të vini re një rritje të dhimbjeve të kokës që keni në javën e 9-të të shtatzënisë.

Si dhe nga ndryshimet hormonale, dhimbjet e kokës në fazat e hershme të shtatëzanisë mund të shkaktohen nga një rritje në vëllimin e gjakut që prodhon trupi juaj.

Shkaqe të tjera të dhimbjeve koke gjatë shtatëzanisë mund të përfshijnë:

– pagjumësinë;

– kafeina;

– sheqeri në gjak;

– dehidratimi.

Share With:
Translate »
294 Views