Dhjetë muaj kaluan sa hap e mbyll sytë dhe Jonida ende s’është ngopur mjaftueshëm me Emin e saj!

Më 18 qershor të vitit që lamë pas, çifti Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi u bënë prindër për herë të parë.

Çifti i vendosi princeshës emrin Emi dhe përgjatë kësaj kohe kanë shpërndarë foto të shumta kushtuar vogëlushes.

Ndyshe nga nënat e tjera të njohura, ajo nuk ka ngurruar që të shpërndajë edhe foto të plota të portretit të vogëlushes.

Emi u ka ndryshuar jetën çiftit, gjë që ato e tregojnë këtë shpeshherë nëpërmjet fotove dhe dedikimeve që shpërndajnë në rrjetet e tyre sociale. Jonida na kënaq sytë vazhdimisht me poza të Emit, ndërsa së fundmi i ka shprehur të bijës fjalët që na shkrinë zemrat.

Duke qenë se Emi sot mbush 10 muaj jetë, aktorja shkruan:

Sa shpejt po rritesh o jeta mames!
E cdo dite po ma ben edhe me te bukur se e djeshmja??”

 

 

Para pak kohësh Jonida Vokshi ka bërë dy tatuazhe në trup dedikuar të voglës Emi, të cilët i ndau me ndjekësit në Instagram.

Ajo gdhendi në dorë emrin e të bijës, ndërsa në shtyllën kurrizore shkroi: “Faleminderit Zot!”, dhe me këtë i referohej dhuratës më të bukur që Zoti i ka bërë, vogëlushen e saj.

Share With:
Translate »
375 Views