Dhuna nga i ati dhe vuajtjet e njëpasnjëshme, Fotini bën rrëfimin e trishtë

Fotini ka ndarë sonte me publikun dhe banorët linjën e saj të jetës.

Mes lotësh ajo ka rrëfyer gjithë jetesën e saj dhe dhunën që ka përjetuar nga i ati. Fotini tregon se kur ka hyrë në “Big Brother” disa vite më parë, ka pasur plot 31 milionë lekë borxh. Ajo shtoi më pas se ka 8 vjet që nuk flet dhe as nuk dëgjon për babin e saj, për të cilin thotë që më mirë të mos e kishte pasur.

“Unë që jam kjo që jam, kështu si jam, jam vetëm prej asaj. Babain nuk e kam pasur në jetën time. E kam pasur deri në një moshë, 13 vjeç, por më mirë të mos e kisha pasur. Unë dhe vëllai kemi parë shumë gjëra që na kanë vrarë. Të gjitha këto i kam vuajtur deri në një moshë madhore, se e ke parasysh si çdo gocë shikon shoqet me baballarët e tyre. Babi ka krijuar jetë tjetër me një zonjë, grua.

Ndërsa mami im kurrë, nuk e ka menduar. Kjo ka qenë një nga plagët më të mëdha në jetë. Të gjitha këto i kam kthyer në forcë. Ato që kam jetuar, nuk dua kurrë të sjell në jetë një fëmijë që t’i jap këto gjëra. Kurrë.”

Fotini ka treguar se ka pare skena te frikshme dhune ne shepine e saj dhe madje kane perjetuar dhune. Ajo i është falenderuese prindërve te nenese se saj, qe i kane shpetuar nga kjo situate dhe jane kujdesur per to.

Ajo është surprizuar nga gjyshi i saj, cili e priste në dhomën e surprizave. Takimi mes tyre ka përcjellë shumë emocione dhe lot.

Share With:
Translate »
65 Views