Dhunimi i 6-vjeçares në Kamëz nga i ati/ Trondit daja i vogëlushes: Dyshoj për trafikim organesh

Dhunimi i 6-vjeçares në Kamëz nga i ati Raimond Kunoraj ka tronditur mbarë vendin. Ndërkohë, teksa kanë kalaur disa ditë nga ngjarja e rëndë, të tjera detaje tronditëse janë bërë me dije. Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar për “News 24” edhe daja i 6-vjeçares, ku ka folur për motrën dhe mbesën e tij. Ai tha se e motra është dhunuar vazhdimisht dhe se ka patur dy aborte para se të lindte vajzën. Më tej ai bëri një akuzë ndaj ish-kunatit duke thënë se e donte mbesën për transplant organesh.

Foto ilustruese

Daja i 6-vjeçares tha:

Në 2014 motra ka dështuar. Unë nuk e dija që isha shtatzënë sepse kisha gruan sëmurë dhe më pas vdiq. Kishte dështuar dhe më përpara, sepse ishte qëllimi që të mos lindte fëmijë që ta trafikonin. Unë i bëj thirrje të gjithë shtetit që të vihet në lëvizje dhe të dënohet akti. Dyshimet e mia janë për transplant për vajzën e motrës sime dhe motra ime është nën presionin e familjes së tij dhe bashkëpunëtorët të dalin para drejtësisë. Jam i mendimit se e donin për transplant. I bëj thirrje shtetit që të vihen në lëvizje e të vihen para përgjegjësisë. Të shpëtohet mbesa.Unë mora motrën në telefon e pyes si je, më thotë mirë diçka. I them a ke punuar, po tha tek puna. E pyeta si është vajza, ma kalo vajzën. Vura veten me dyshim me fjalët që më tha. Do më rrahin mua, ke ikur larg. Kam frikë se do më vdesin mamin. Në muajin gusht kjo telefonatë. Kam pas 100 halle. Nuk kam folur më me vajzën. Kam ardhur në fund të shtatorit në Shqipëri. Nuk kishim asnjë informacion për motrën time. Vajza na vuri në dyshime, ishte e mërzitur, vetëm qante. Vij në shtator, motra s’ma hapte telefonin kur isha në Francë. Kur erdha këtu telefoni më dilte i bllokuar.

Share With:
Translate »
210 Views