Dhurata e Travis Barker për Kourtney Kardashian në Ditën e Nënës do t’ju lërë gojëhapur!

Ylli i ‘Kardashians’ u befasua kur pa dhuratën aq ekstravagante, sa romantike të bashkëshortit të saj, Travis Barker, për Ditën e Nënës.

Ai e ktheu hollin e shtëpisë në një kopsht magjepsës, plot buqeta të panumërta me trëndafila rozë dhe të bardhë.

‘Nuk po e marr dot veten’, – shkroi ajo në ‘Instastory’ teksa ndante me ndjekësit dhuratën, nën ritmin e këngës së Louis Armstrong ‘La vie en rose’.

Por festa nuk mbaroi me kaq. Ishte hera e parë që familja Kardashian-Barker festoi si një familje e përzier me nëntë anëtarë, pasi Kourtney dhe Travis mirëpritën fëmijën e tyre të parë së bashku.

Pasi shijoi darkën me makarona dhe bukë, për pesë ditë rresht, themeluesja e ‘Poosh’ u rehatua në oborrin e shtëpisë për të parë komedinë romantike ‘Blended’. Kourtney e quajti këtë çast si ‘film nën yjet dhe dritën e hënës’.

Share With:
Translate »
53 Views