Diabeti gestacional në shtatzëni: Këto janë simptomat e para të gjendjes që duhet ndjekur

Diabeti gestacional është një lloj diabeti i shkaktuar nga shtatzënia. Nëse jeni në rrezik – dhe veçanërisht nëse jeni diagnostikuar – është e rëndësishme të kuptoni se si kjo gjendje mund të ndikojë tek ju dhe foshnja juaj.

Diabeti gestacional prek gati 10 për qind të grave shtatzëna, sipas Shoqatës Amerikane të Diabetit, shkruan Riverside Online përcjell Gazeta Shneta.

Kjo gjendje e lënë si e patrajtuar dhe pamenaxhuar, mund të përbëjë rreziqe serioze shëndetësore për fëmijën tuaj, duke përfshirë:

– Pesha e tepërt e lindjes;

– Lindja e parakohshme dhe sindroma e shqetësimit të frymëmarrjes;

– Sheqeri i ulët i gjakut në lindje;

– Rritja e rrezikut të më vonshëm të diabetit të tipit 2 në jetë.

“Për fat të mirë, diabeti gestacional është i lehtë për t’u diagnostikuar dhe menaxhuar,” thotë Dr. Barbara E. Simpson, obstetër/gjinekologe e certifikuar nga bordi.

“Testi i sheqerit në gjak i realizuar në gjendje esëll mund të sigurojë që nëna dhe foshnja të jenë të shëndetshme dhe të lumtura.”

Shenjat dhe simptomat e diabetit gestacional

Shumica e grave shtatzëna nuk përjetojnë shenja ose simptoma të diabetit gestacional. Në fakt, mënyra e vetme për ta ditur është me një test të sheqerit në gjak, i dhënë zakonisht rreth javës 24 deri në 28 të shtatzënisë.

Disa gra mund të vërejnë shenja dhe simptoma delikate të diabetit gestacional, duke përfshirë:

– Etje e shtuar

Të pish më shumë se normalisht dhe të ndihesh sikur ke gjithmonë etje mund të jetë një shenjë e diabetit gestacional.

– Lodhja

Gratë shtatzëna janë të lodhura, në fund të fundit dhe është shumë një punë e madhe për të rritur dhe mbajtur një fëmijë! Megjithatë, diabeti gestacional mund t’ju bëjë të ndiheni edhe më të lodhur se normalisht.

– Gojë e thatë

Një gojë e tharë – pavarësisht se pini shumë – mund të jetë një tjetër shenjë e diabetit gestacional.

Faktorët e rrezikut të diabetit gestacional

Më e rëndësishme sesa kërkimi i shenjave dhe simptomave të diabetit gestacional është të dini nëse jeni në rrezik. Disa gra mund të kenë më shumë gjasa të zhvillojnë këtë gjendje, duke përfshirë:

– Gratë mbi 25 vjeç;

– Historia familjare e diabetit të tipit 2;

– Historia personale e prediabetit;

– Diabeti gestacional në shtatzënitë e mëparshme;

– Mbipesha ose gjendja obeze;

Parandalimi i diabetit gestacional

Ju nuk mund ta parandaloni plotësisht diabetin gestacional, por ka disa gjëra që mund të bëni për të ulur rrezikun tuaj, duke përfshirë:

– Hani shëndetshëm;

– Qëndroni aktiv;

– Humbni peshën e tepërt para shtatzënisë;

Diagnostifikimi dhe trajtimi i diabetit gestacional

Mjeku juaj do t’ju kërkojë të planifikoni një test sfidues të glukozës rreth javës 24 ose 28 të shtatzënisë.

Gjatë takimit tuaj, juve mund të ju ofrohet një solucion glukoze për të pirë dhe do t’ju kërkohet të prisni një orë në zyrë. Pas një ore, do të bëni një test të sheqerit në gjak. Mjeku juaj do t’ju njoftojë nëse rezultatet janë jonormale dhe nëse nevojitet një test tjetër.

Ofruesi juaj i kujdesit shëndetësor do të diskutojë një plan trajtimi që është i duhuri për ju nëse keni diabet gestacional. Kjo mund të përfshijë:

– Takime më të shpeshta me mjekun për të kontrolluar nivelet e sheqerit në gjak;

– Ushqimi i shëndetshëm;

– Kufizimi i sheqerit të rafinuar dhe karbohidrateve;

– Monitorimi i sheqerit në gjak në shtëpi.

 

Share With:
Translate »
47 Views