Diabeti gjatë shtatzënisë mund të ndikojë në të pamurit e fëmijës suaj, tregon studimi

Gratë shtatzëna e të cilat kanë diabet mund të kenë periudha shqetësuese në rast se diabeti mund të sjell probleme shëndetësore për shëndetin tuaj, dhe të fetusit tuaj.

Sipas një studimi të fundit, është analizuar një lidhje e mundshme që ka shkaktuar diabeti gjatë shtatzënisë tek foshnjet e lindura shkruan Very Well Family, transmeton Gazeta Shneta.

Studimi i botuar në Diabetologia ka analizuar zhvillimin e më shumë se 2 milionë foshnjeve deri në moshën 25-vjeçare për të përcaktuar ndikimin e diabetit në shëndetin e tyre.

Gjetjet kanë treguar se fëmijët, nënat e të cilëve janë përballur me diabet, duke përfshirë tipin 1, tipin 2, kishin gjasa të përballen me probleme në të pamurit apo gabimit refraktiv (RE).

Gabimi refraktiv është një çrregullim shumë i zakonshëm i syrit, që do të thotë se syri nuk mund të fokusojë qartë imazhet nga bota e jashtme.

Por, çfarë mund të bëni gjatë shtatzënisë për të parandaluar problemet e syve?

Në rast se keni diabet dhe jeni shtatzënë, gjëja më e mirë që mund të bëni sipas ekspertëve është të jeni në kontakt me mjekun tuaj për të kontrolluar sheqerin në gjak.

Share With:
Translate »
31 Views