Diola Dosti shfaqet me vajzat pranë ish-bashkëshortit dhe jep një mesazh të fortë

Nutricionistja e njohur shqiptare, që gjithashtu është prezantuese emisionesh televizive me përmbajtje mbi nutricionin, stilin e jetës, mirëqenien, Diola Dosti, shpesh bëhet edhe pjesë e mediave rozë.

Jeta e saj private ka tërhequr disa herë vëmendjen e gazetarëve. Siç u bë e ditur, Diola dhe pediatri Dardan Baftiu, prindër të tri vajzave, i kanë ndarë rrugët e tyre.

 

Dikur çifti më simpatik, sot janë bërë “ish çifti”. Gjithsesi, është e dukshme që dyshja vazhdojnë të kenë respekt për njëri tjetrin.

Këtë e dëshmon edhe një postim i lëshur pak më parë nga Diola, ku ajo shihet bashkë me ish të shoqin dhe tri vajzat e tyre, shkruan “Kosovarja”.

Raporte dhe reflektime të tilla pozitive mes ish çifteve, rrallë shihen në shoqërinë tonë, andaj ky shkrim e gjest është për duartrokitje.

Share With:
Translate »
1393 Views