Disney ndalon babanë të vendosë imazhin e Spider-Man në varrin e djalit
Një babai nga Madeinstone është imohuar leja për të vendosur imazhin e Spider-Man në varrin e djalit të tij të vogël. Marvel Ollie Jones, katër vjeç, vdiq nga një çrregullim gjenetik i rrallë vitin e kaluar dhe iu realizua një funeral me personazhin e tij të preferuar, Spider-Man. Djali i vogël kishte luftuar me sëmundjen për dy vjet dhe festën e tij të fundit kishte udhëtuar në Disneyland për të takuar superheroin e tij të preferuar. Babai i vogëlushit, Lloyd Jones i kërkoi këshillit bashkiak të Madeinstone leje për të vendosur imazhin e Spider-Man në gurin e varrit të Ollie, por zyrtarët e Këshillit i thanë Lloydit të kontaktojë kompaninë Walt Disney, e cila zotëron ekskluzivitetin dhe të drejtat e autorit.
Disney nuk ka pranuar të jepë leje me arsyetimin se sipas saj duan të ruajnë “pafajësinë” dhe “magjinë” e personazheve të saj. E-maili i refuzimit nga gjigandi i filmave me bazë në SHBA u shoqërua me një dhuratë të personalizuar per Ollie-n, me personazhin e tij të preferuar.
“Unë me të vërtetë nuk isha duke pritur këtë, kjo është një tjetër goditje e rëndë.”- u shpreh babi i vogëlushit. Ai tha se gjigandi i filmit po përpiqet të “shkëpusë personazhet e tyre me vdekjen” dhe mendon se vendimi i tyre ishte për çështje financiare. “Kjo nuk ka kuptim, personazhet vdesin në filmat gjatë gjithë kohës. Unë mendoj se kjo është e gjitha për të holla. Udhëtimi i fundit i Ollie ishte në Disneyland. Ai e donte Spider-Man dhe i kishim blerë të gjitha lodrat.”-u shpreh ndër të tjera ai.
“Ne kemi luftuar për të ruajtur të njëjtën pafajësi dhe magji rreth karaktereve tanë, që i sollën Ollie-t një gëzim të tillë. Për këtë arsye, ne ndjekim një politikë që e filloi vetë Walt Disney, që nuk lejon përdorimin e personazheve në varre, varreza ose shënjues të tjerë memorialë. Megjithëse nuk mund të pranojmë kërkesën e familjes, do të ishim të kënaqur për të përkujtuar djalin tuaj me një imazh të Spider Man, të pikturuar me dorë dhe të personalizuar, që simbolizon dashurinë e tij për Spider-Man. Faleminderit që na lejoni të ndajmë magjinë e jetës suaj. Shokët e tu në Walt Disney Company, ndihemi të privilegjuar ta kemi një fans si ai.” Ishte ky e-maili i ardhur nga kompania Disney.
Jeta e vëllait tim është shkatërruar. Ne nuk mund të ecim përpara derisa të realizojmë gurin e varrit. Spider-Man ishte gjithë jeta e Ollie. Ai e donte aq shumë.- ka treguar xhaxhai i vogëlushit.
Ndërkohë, një peticion online nga një mik i babait të vogëlushit, Michael Farrow, që i kërkon Disney të ndryshojë mendjen e tij, ka mbledhur pothuajse 1900 firma deri tani. Nga ana tjetër, një firmë ndërtues gjithashtu ka ofruar të dhurojë gurët e varrit nëse jepet leja për realizimin e inazhit të Spider-Man.


