Kjo foto e vajzës së Linda Halimit do ju zbukurojë ditën, Kaimana është bërë një kopje e së ëmës

Linda Halimi u bë nënë për herë të parë pak muaj më herët dhe pavarësisht se e fshehu shtatzëninë, pasi e vogla erdhi në jetë gjërat nuk ishin më dhe aq sekrete. Pak nga pak imazhet e Kaimanës nisën të bëheshin publike dhe të gjithë janë dashuruar me portretin e saj të ëmbël. Linda ka hapur edhe një llogari në ‘Instagram’ për të voglën ku poston foto dhe video nga më të ndryshmet.

Disa orë më parë ajo publikoi një foto të së bijës me mbishkrimin: “E vogla ime, ti ke profilin tënd, por vetëm për sot po të lë të pushtosh timin”. Në postimin në fjalë, Kaimana shfaqet teksa vështron kamerën dhe detaji që nuk mund të na shpëtonte është fakti që e vogla është një kopje e këngëtares së njohur. Ajo ka pothuajse të njëjtën shprehi në fytyrë dhe duket shumë e ëmbël në këtë imazh që Linda ka ndarë me të gjithë.

Kujtojmë se Linda është prej kohësh në një lidhje me partnerin e saj amerikan dhe së fundmi dy të rinjtë janë zhvendosur në një shtëpi të re për të jetuar së bashku.

Share With:
Translate »
644 Views