Dita e parë e shkollës, emocionohen vogëlushët dhe prindërit VIP
Sot ishte dita e parë e shkollës, ditë kjo kur jo vetëm vogëlushët që ulen për herë të parë nëpër banka emocionohen, por edhe prindërit që i shoqërojnë. Me çanta në shpinë dhe lule në duar për mësuesen, ata buzëqeshin përpara kameras së aparatit për t’i fiksuar gjatë këto momente. Kjo ishte një ditë e veçantë edhe për fëmijët e disa prej të famshmëve shqiptarë, të cilët të emocionuar publikuan fotot me fëmijët e tyre në rrjetet sociale.